E enjtja është kthyer në vëmendje edh për shkak të batutave që lëshojnë deputetët në drejtim të njeri tjetrit. Batutat e Parlamentit janë gjithmonë plot humor, madje ndonjëherë edhe më shumë se ndonjë spektakël i këtij zhanri. Por këtë të enjte fjalët erotike dhe sharjet e këtij lloji kanë mbushur minutazhin e liderëve politikë. Rama, Basha, Berisha dhe kryemadhi kanë mbajtur peshën kryesore jo vetëm të debatit politik por dhe batutave dhe humorit në sallën e Kuvendit. Në videon e mëposhtme ju ftojmë të ndiqni batutat më pikante të përzgjedhura për këtë të enjte.