INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Batutat e Ramës me fëmijët në Kombinat: “Ca bën ti qenke si Erjon Braçe, i vogël fare...”

Batutat e Ramës me fëmijët në Kombinat: “Ca bën ti qenke si Erjon Braçe, i vogël fare...”

Publikuar më: 14:33 14-11-2017

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme u bë pjesë e një familje, pjesëtarët e së cilës vuajnë nga diabeti.

Nëntori është muaji ndërkombëtar i diabetit dhe kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një familje në Kombinat, vajza e të cilëve vuan nga diabeti për tu bërë të ditur dhe vendimin e qeverisë, se në buxhetin e vitit të ardhshëm është parashikuar rimbursimi i fishave të diabetit për fëmijët.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, bëri të ditur se shpërndarja do të bëhet në rrjetin e lirë farmaceutik dhe në qendrat shëndetësore, dhe tërheqja e fishave do të bëhet njëherë në dy muaj.

Gjatë bisedës, kryeministri ka kujtuar kohën kur ishte kryetar Bashkie dhe hipte ne taksi.

“Më vjen shumë keq që jam shkëputur nga taksitë, se një herë në dy tre muaj kur isha kryetar bashkie se rrija dhe natën që shifja punimet e pastrimet edhe shkoja me një taksi edhe i thosha jepi tani…aty merr vesh çdo gjë”- tha Rama duke iu drejtuar të zotit të shtëpisë që punonte taksixhi.

Gruaja-Ramës: Po gjete ndonjë qe flet shume, po ky nuk flet shumë.

Rama: Ti hypi një herë në makinë unë këtij e të shohim pastaj. Ka përmirësim të madh s’janë më si më përpara, dikur bënin policët taksinë, i binin në qafë atyre që ishin taksixhi.

Rama: Ca bën ti qenke si Erjon Braçe, i vogël fare. Shih si ta ka kaluar motra. Prandaj dhe flokët i mban përpjetë ti, që të zgjatesh pak dhe të arrish motrën.

Rama: Rri se ishe mire me rritjen, mos na kujto plakjen se na shkatërrove fare. Ne rritemi nuk plakemi!

Article Logic
Execution time: 0.0055420398712158