INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Batutat me “thumb” të Ramës në Elbasan, LSI e ka mirë me të gjithë!

Batutat me “thumb” të Ramës në Elbasan, LSI e ka mirë me të gjithë!

Publikuar më: 11:17 17-05-2016

Kryeministri Rama u ka shpërndarë fermerëve të Bradasheshit në Elbasan çertifikatat për pronësinë e tokës bujqësore. Ai nuk kurseu as batuta me spec kundrejt banorëve, madje përfshiu dhe kreun e Bashkisë së Elbasanit.
Ai e nis me një banor i cilin me sa duket nga batuta që përdori Rama ishte me bindje të djathta. Rama tha: “Këtij demokratit më mirë t’ia japë Qazimi dokumentin”. E teksa fermeri merrte dokumentin, kryeministri shtoi, kur të shkosh në komision numëroi mirë votat, prapë do humbi partia jote, por ti numëroi mirë të tuat. Ndërsa Taulant Ballën e zgjodhi për ti dhënë çertifikatën një socialisti.
Rama si kundër ndonjëherë në batutat e tij përfshiu dhe aleatin e qeverisë LSI. Ai i tha një tjetër banori: "Hajde se më duket se qënke me LSI-në. Pse u skuqe? Nga kush e do çertifikatën, shikoji njëherë këta."
E fermeri u përgjigj: Kë të dojë dëshira jote.
E Rama nuk e la me kaq po i tha se kështu e keni ju, e keni mirë me të gjithë.

Ja e disa dialogje të tjera me batuta:


Rama: Tikanis, kalla. Jepini mikrofonin se sapo ka ardhur nga Greqia ky.
Qytetari: Rrofshit ju dhe drejtuesit, që keni.
Rama: Ti erdhe për këtë, do shkosh prap në Greqi tani. Po tokën kush do ta punojë këtu.
Qytetari: Ne do ta punojmë prapë, po na bëre rrugën dhe ujin dhe po na ndihmove nga pak.
Rama: Po këtë nga pak çfarë e ke, duhet të na e sqarosh.

Rama-qytetarit: Ulu Bukurosh, se kemi një Bukurosh tjetër këtu. Hajde Bukurosh, hajde. Po të shikoj, por s’po të kuptoj mirë, na thuj dy fjalë për këtë certifikatën.
Qytetari: Për herë të parë që e marr.
Rama: Po për herë të parë se njëherë merret.
Rama: Ti një ditë si ke thënë mirëmëngjes punës. Thuaj dy fjalë ja e morë tokën, se mos e shet dhe le veturë.
Djali: Faleminderit bashkisë dhe ty.
Rama: Po mua faleminderit për çfarë, po ja jap atyre të shtëpisë dhe merre çoje në shtëpi, se ty dhe xhelin ta blejnë ata të shtëpisë. Këta tek kafja aty. Nesër lun Vlora me Korçën.

Rama-qytetarit: Hajde vëlla.
Qytetari: Vazhdo punën siç ke vazhduar me stafin e Tiranës, që e bërë tamam lule dhe Shqipërinë uroj t’ia kthesh faqen.
Rama: Mirë të gjithë bashkë, ta gëzosh.
Qytetari- Ramës: Siç punon Hipoteka të punojnë dhe tatimet. Ka tre muaj që kam mbyllur një aktivitet timin dhe tatimet nuk ma mbyllin duke më bllokuar pensionin e parakohshëm. Bëj thirrje siç punon Hipoteka të punojnë dhe tatimet.
Rama: Gëzo çertifikatën sot.

Article Logic
Execution time: 0.0023910999298096