Bayern Munchen do të presë sonte në mbrëmje në “Allianz Arena”, klubin turk të Beshiktash. Kjo do të jetë një sfidë e fortë ku gjermanët do të kërkojnë patjetër fitoren për të thyer rekordin 38 vjeçar të Pal Csernait.
Trajneri hungarez drejtoi Bayernin ne vitin 1980 ku arriti 14 fitore radhazi në të gjitha kompeticionet. Tekniku aktual, Yupp Heynckes kerkon respekt përballë turqëve edhe pse është favorit i padiskutueshëm për të kaluar fazën e 18 të Champions League.
“Bayerni ka qenë shumë i sukseshmën, por çdo kundërshtar mund të jetë një pengesë e vështirë. Pas shortit, jehona e mediave tona fliste për një short të lehtë. Unë e kam studiuar Beshiktashin në detaje. Duhet të them se nuk kam parë vetëm shumë prej lojtarëve që kanë luajtur më parë me Brcelonën apo Valencian. Kjo është një skuadër me përvojë të madhe europiane”- tha Heynckes në prag të sfidës me Beshiktash.