Bayern Munich duket më këmbëngulës se kurrë, në atë që mund të quhet blerja e re e ekipit. Bavarezët po synojnë sulmuesin Son Heung-min, nga Tottenham-i, i cili shihet si e ardhmja e sulmit dhe një zgjidhje e mundshme për krizën e golave në ekip.
Mesfushori i avancuar ka një kontratë me Tottenham deri nqë vitin 2023 dhe anglezët vështirë se e lëshojnë atë në drejtim të një ekipi tjetër. Son u transferua në vitin 2015 në Premier League nga Bayer Leverkusen për 30 milionë euro.