Real Madrid ka marrë një rezultat shumë të favorshëm, teksa ka fituar 2-1 në Allianz Arena. Vetë ndeshja ishte mesatare, madje në disa momente e dobët, megjithëse përballë ishin dy nga skuadrat më të mira të kontinentit. Bayern mund të quhet ekipi që ka dominuar ndeshjen për sa i përket mbajtjes së topit dhe lojës së prodhuar, madje edhe rastet më të pastra për gol kanë qenë të bavarezëve, por shumë gabime, si në pasime ashtu edhe përpara portës.
Minutat e para ishin shumë konfuze dhe ishte magjia e Kimmich ajo që zhbllokoi rezultatin. Mbrojtësi i djathtë gjerman kombinon bukur me ish-in Rodriguez dhe nga një pozicion i pjerrët ka shënuar duke kapur në befasi portierin Navas.
Bayern merr zemër nga goli dhe mund të kishte dyfishuar rezultatin, por Ribbery humbet një rast të artë teksa nuk stopin mirë topin kur gjendet ballë për ballë me portierin. Dhe Real, në një nga aksionet e rralla pa pretendime në zonën bavareze arrijnë të barazojnë rezultatin falë një mrekullie të Marcelo i cili nga distanca godet menjëherë topin e pakapshëm për portierin Ulreich.
Pas pushimit ishin sërish vendasit ata që mundoheshin të krijonin diçka, por një pasim i gabuar i Rafinha-s ka bërë që Marco Asensio të kalojë të tijtë në avantazh me një të majtë të hidhur dhe precize. Një rezultat zhgënjyes për bavarezët, ndaj një Real-i që nuk bëri thuajse asgjë më shumë për të shënuar me një Ronaldo shumë i tërhequr dhe të lënë në hije. Në minutat e fundit ishte Bayern ekipi që u mundua të paktën të barazonte rezultatin, dhe mundësitë nuk munguan, por sulmuesit vendas u treguan të pasaktë dhe duhet të përmbysin gjithçka në ndeshjen e kthimit.