Franck Ribery është tani 35-vjeçar dhe klubi gjerman po mendon për zëvendësuesin e tij, dhe i pari në listë është Florian Thauvin i Marseilles.
Bayerni e mori Riberyn nga Marseille në vitin 2007 dhe dëshiron ta bëjë të njëjtën gjë me Thauvinin.
Klubi francez për 25-vjeçarin i kërkon plot 80 milionë euro. Që nga viti 2007, francezi i ka bërë 395 paraqitje, ka shënuar 117 gola dhe ka 180 asistime për fanellën e klubit nga Bavaria.