INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bayerni “makineri” golash, Juventus mund Valencian, Reali fiton në Romë, Fellaini bëhet HERO! Ja rezultatet e Champions League!

Bayerni “makineri” golash, Juventus mund Valencian, Reali fiton në Romë, Fellaini bëhet HERO! Ja rezultatet e Champions League!

Publikuar më: 23:08 27-11-2018

Juventus nuk di të ndalet as në Champions League. Kampionët e Italisë kanë harruar humbjen me Manchester United duke rrëmbyer një fitore minimale ndaj Valencias, duke siguruar kualifikimin dhe vendin e parë.

Bardhezinjtë i janë falur një gol të shënuar në minutën e 59-të nga Mario Mandzukic. Sulmuesi kroat e kishte të thjeshtë për të shtyrë topin në rrjetë pas një pasimi fantastik të Ronaldos. Bardhezinjtë shpërdoruan mundësi të shumta shënimi edhe pas golit, ndërkohë që Valencia humbi një shans vetëm në fundin e pjesës së parë. Në ndeshjen tjetër Manchester United fitoi me një gol në sekondat e fundit ndaj Young Boys të shënuar nga Fellaini.

Real Madrid rrëmbeu fitoren e radhës në Champions, duke thyer 2-0 Romën në Olimpico duke siguruar vendin e parë. Madrilenët nuk mundën që të shënonin në 45 minutat e para. Ndërkohë që në fillimin e të dytës, Bale zhbllokoi rezultatin. Në minutën e 59-të do të ishte Lucas që do të vuloste një fitore shumë të rëndësishme edhe pse kualifikimin ua dhuroi PLZEN pasi fitoi 2-1 ndaj CSKA-së.

Ajax ka siguruar kualifikimin për në fazën e nokautit pas fitores 2-0 ndaj AEK Athens. Holandezët treguan superioritetin e tyre në kryeqytetin grek dhe tani mund të fërkojnë duart për shortin e fazës së nokautit.

boys.png

Article Logic
Execution time: 0.0039160251617432