Bavarezët e nisin sezonin me triumfin në Superkupën e Gjermanisë,duke mposhtur 2-0 Borusian e Dortmundit , fillon menjëherë me një trofe aventura e Carlo Ancelottit në stolin e Bajernit të Mynihut.
Tranjeri Carlo Anceloti e niste me 4-3-3 me Myler e Ribery nga krahët e Lewandowskin në qendër, tranjeri i Dortmundit Tuchel i pergjigjej me 4-2-3-1.
Pas një pjesë të parë ku Dortmundi dominoi pa arritur të finalizojë rastet e krijuara, Bajerni goditi në të dytën, në të 58 Leewandowski shërbeu nga e djathta për Muller dhe topi përfundoi te Arturo Vidal që tentoi dy herë rradhazi për të mposhtur Burki.
Bajerni në avantazh me Vidal dhe Tuchel u përpoq të ndyrshonte duke dërguar në fushë Schyrlen e lënë në stol, por Borusia dukej se nuk kishte më forcën e duhur. Në të 79, pas një goditje këndi erdhi dhe goli i 2-0 nga Thomas Myller.
Bajerni fiton në këtë mënyrë Superkupën e Gjermanisë për të pestën herë duke barazuar në këtë kuotë pikërisht Dortmundin, ndërsa Anceloti fiton trefoeun e tij të 17 si trajner, duke bërë menjëherë më mirë se Guardiola që i kishte humbur të tre finalet e fundit rradhazi të Superkupës.