Real Madrid dhe Bayern Munchen kanë arritur marrëveshje për huazimin 2-vjeçar të kolumbianit James Rodriguez.
Por, ende pa arritur në Munchen, James ka shkaktuar sherrin e parë.
Bëhet fjalë për numrin e fanellës që do të mbajë James, pasi këtë e përcakton kontrata që ka me kompaninë Adidas.
Sipas asaj kontrate, James duhet të mbajë fanellën me numër 10 në çdo skuadër ku luan.
Ky do të jetë një problem i madh te Bayern, pasi prej 8 vjetësh këtë numër e mban legjenda holandeze, Arjen Robben.
Momentalisht te Bayern është i lirë numri 11, i lënë nga Douglas Costa dhe në rast se arrin marrëveshje me Robben, atëherë holandezi do të merrte numrin 11, të cilin e mban edhe te kombëtarja e Holandës.