INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
BB: Kriza politike do krijoj ngërç dhe në ekonomi

BB: Kriza politike do krijoj ngërç dhe në ekonomi

Publikuar më: 12:20 06-04-2017

Banka botërore ka ngritur shqetësimin se situata politike në vend mund të ndikojë në zhvillimin ekonomik. Sipas Marco Hernandez Shqipëria ka shënuar një rritje ekonomike me 3.5% duke u renditur kështu ndër vendet me zhvillimin më të lartat në rajon dhe pritet qe për vitin 2017 të ketë një rritje me 3.2% por paralajmëron se kriza politike mund të krijoj dhe një ngërç në ekonomi.

Ndërsa për Galllina Vincelette, menaxhere e sektorit makroekonomik dhe menaxhimin fiskal për rajonin e Europës dhe Azisë Qendrore tha se duhet ta shohim situatën në një këndvështrim tjetër, pasi krizat politike dhe proceset zgjedhore janë të pranishme kudo dhe ndaj është e udhës që të kuptohet se situata që është aktualisht në Shqipëri në tërësi është pozitive.

Kjo u tha gjatë prezantimit të Raportit më të fundit të Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor të bankës Botërore u theksua fakti se ekonomia është rritur me ritme të forta dhe kjo ka ndikuar edhe në
rritjen e numrit të vendeve të punës, por ende papunësia mbetet e lartë veçanërisht tek të rinjtë.

Sipas Bankës Botërore, ajo nuk ka një studim tërësisht të pavarur mbi këtë treg dhe se për statistikat i referohet INSTAT-it, por vëren se rritja ekonomike që ka aktualisht Shqipëria nuk është e mjaftueshme për të reduktuar nivelin e papunësisë e se për këtë duhen politika të dedikuara.
Sipas Bankës Botërore aksioni kundër informalitetit ka dhënë ndikim te punësimi dhe se tregu i punës duhet të përdoret me efikasitet.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035412311553955