INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
BBC: Gjakmarrja, një pjatë që shërbehet e ftohtë në Shqipëri

BBC: Gjakmarrja, një pjatë që shërbehet e ftohtë në Shqipëri

Publikuar më: 15:30 12-11-2017

'Thuhet se gjakmarrja është pjatë që shërbehet e ftohtë dhe në Shqipëri mund të jetë vërtet e tillë’ kështu e nis artikullin e saj prestigjizoja britanike BBC e cila i kushton një shkrim fenomenit të gjakmarrjes në vendin tonë’

'Gjakmarrja, – shkruan BBC – vazhdon të mbetet ende edhe sot mjaft e fuqishme, me 68 familje në rajonin e Shkodrës, aktualisht të paafta, të lëna në shtëpitë e tyre nga frika se kjo do t’i kushtojë jetën.
Në reportazh rrëfehet historia e Nikos 13 vjeç i cili është detyruar të qëndrojë brenda shtëpisë për krime të kryera përpara se ai të kishte ardhur në jetë. Ngatërresa që ka ngujuar familjen e Nikos ishte për çështje pronësie.

“Është një lloj vetarrestimi”, kështu e cilëson BBC këtë jetesë.

E vetmja mënyrë që ata të arsimohen është që mësuesit t’u shkojnë në banesë. Mësuesja e Nikos, Liljana Luani i shpjegoi BBC-së se, po të respektohet deri në fund Kanuni, atëherë gratë dhe fëmijët nuk mund të vriten. “Por sot, – vazhdon ajo, – nuk po ndiqen më as rregullat e tij e as ligjet e shtetit, e në këtë drejtim, autoritetet e zbatimit të ligjit nuk po bëjnë aq sa duhet”.

Shefi i Policisë së Shkodrës, Gjovalin Loka mbrohet duke thënë se është bërë gjithçka për të parandaluar dhe hetuar gjakmarrjet, por janë njerëzit, ata që sipas tij keqpërdorin Kanunin, koha e të cilit për çdo rast ka kaluar e sot duhet të gjendej vetëm në arkiva.

Article Logic
Execution time: 0.0034101009368896