INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
BBC: Hashim Thaçi nga guerrilas në President

BBC: Hashim Thaçi nga guerrilas në President

Publikuar më: 13:29 08-04-2016

Hera e fundit që Kosova inaguroi një President ishte viti 2011, kur shumë nga njerëzit pyesnin se kush do të ishte Kreu i ri i Shtetit.

Një zyrtare e rangut të lartë,  por me një profil të ulët, Ahtifete Jahjaga u zgjodh në kohën kur kriza politike çoi në nevojën e një kandidateje me konsensus, jo partiake.

Në kontrast, Presidenti i ri, Hashim Thaçi nuk pati nevojë për prezantim në Kosovë, ditën e inagurimit të tij. Ai ka qenë një nga figurat kyçe në historinë e viteve të fundit.  Në 1990, ai ishte një lider i Ustrisë Çlirimtare të Kosovës, që luftoi në luftën guerrile kundër Serbisë nga 1998-1999.

Ngjitjet e njëpasnjëshme të Thaçit:

-          Lider i Partisë më të madhe politike në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës,  e cila rrodhi nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

-          Kryeministër kur Kosova në mënyrë të njëanshme deklaroi Pavarësinë nga Serbia në 2008-ën.

-          Qëndroi në këtë pozicion deri në fund të 2014-ës.

-          U bë Ministër i Jashtëm duke menaxhuar bisedime normalizimi me Beogradin. “ Unë kam ndjekur negociata me Serbinë për 16-17 vitet e fundit”,  tha ai për BBC. “Ja pse kam vetëbesim se marrëveshjet që kemi nënshkruar janë në interesin e Kosovës”

-          Ai u ka mbijetuar disa pretendimeve për veprimeve ilegale që nga mashtrimet dhe shantazhi deri në ato më serioze si trafikim të organeve njerëzore gjatë kohës që ai ishte në UÇK.

 Hashin Thaçi tha për BBC se ai e kishte mirëpritur vendimin e Gjykatës së Hagës për të hetuar supozimet kundër UCK –së.  “Ne nuk kemi asgjë për të fshehur. Kjo është një mundësi për të sqaruar të shkuarën dhe për të ecur përpara, gjithashtu një shans për të shpjeguar se lufta ishte thjesht një përpjekje e mundimshme për çlirim”. Në vazhdim të inagurimit të tij, Zoti Thaçi tregoi për BBC se ai ishte i vendosur të përkushtohej në zgjidhjen e problemeve më të mëdha të Kosovës.  “Fokusi im do të jetë në zbatimin e ligjit, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit” Kësaj ai i shtoi edhe “çuarjen përpara të Kosovës drejt Bashkimit Europian dhe anëtarësimit në Nato”. 

Article Logic
Execution time: 0.0035851001739502