INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
BBC paralajmëron Adele për gojën e

BBC paralajmëron Adele për gojën e "fëlliqur", ja si përgjigjet ajo [VIDEO]

Publikuar më: 13:16 27-06-2016

Performanca e Adele në Glastonbury është një prej më të shumëpriturave prej vitesh tashmë.

Dhe rezultati ishte vërtet shpërthyes, vetëm se jo tamam ashtu siç të gjithë e pritnin. 90 minutat e artistes britanike në festivalin ikonik të muzikës ishin të paharrueshme, më shumë për gojën e saj të pistë se sa për vokalet e fuqishme. Këngëtarja 28 vjeçare përdori fjalor vulgar plot 33 herë në atë që mund të konsiderohet si një rekord i vërtetë duke marrë parasysh zhanrin e saj të muzikës. Madje ajo vetë pranoi në skenë se ishte paralajmëruar nga BBC që të mos përdorte fjalor banal pasi ky spektakël do shfaqej për miliona familjarë. Por duket se Adele-s aq i është bërë vonë.

Article Logic
Execution time: 0.0044751167297363