INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
BBC sheh Erjon Veliaj si kryeministër dhe komunistët ende në pushtet. Ja pse…

BBC sheh Erjon Veliaj si kryeministër dhe komunistët ende në pushtet. Ja pse…

Publikuar më: 10:28 06-05-2016

Erjon Veliaj shihet si kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë”, kështu e përshkruan gazetari Andreë Hosken, kryebashkiakun socialist të Tiranës. BBC ka intervistuar Veliajn, ndërsa ka realizuar një artikull në lidhje me masat, që po merr Shqipëria për të hyjë në BE.
Që në titull BBC thekson se shqiptarët nuk duan të jenë jashtë Europës.
Hosken i cili ka intervistuar, Kreun e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj citon këtë të fundit ndërsa thotë: “Askush nuk fiton gjë nëse ndërton geto dhe Ballkani Perëndimor është një geto e rrethuar nga Bashkimi Europian”.
Veliaj ka shtuar përmes një batute: “T’i thuash dikujt që është në epiqendër të jetës publike europiane se jeta është më e mirë në stolat e pasmë të Evropës dhe larg vendimarrjes, kjo kërkon shumë besim.”
Ndërsa vetë gazetari i cili ka zgjedhur të thotë fillimisht opinionin e “kryeministrit të ardhshëm të Shqipërisë”, sic e përshkruan ai, jep më poshtë dhe opinionin e tij.

Hosken e sheh Shqipërinë si një vend që ende qeveriset nga ish komunistët:
“Që prej rënies së regjimit në vitin 1991 dhe me ardhjen e demokracisë, Shqipëria ka luftuar për të trajtuar të shkuarën e saj komuniste. Politikanët e korruptuar, madje edhe gjyqtarët, kanë penguar rrugën e integrimit në pjesën tjetër të Europës. Edhe një numër ish-komunistësh kanë arritur të mbijetojnë në pushtet. Shqipëria e sheh anëtarësimin në BE si shenjën më të fuqishme se dekada të tëra izolimi kanë marrë fund”.

Article Logic
Execution time: 0.0027220249176025