Një nga surprizat më të mëdha nga "BBVIP" këtë edicion, që nis më 13 janar, është fakti që drejtimi i reality show-t i është besuar Ledion Licos, i cili i rikthehet rolit, pas herës së vetme kur programi nuk është drejtuar nga Arbana Osmani. Edhe pse ka ende nga ata që presim ndonjë të papritur nga Prime-i i parë i formatit, është vetë moderatorja që shuan cdo dyshim, teksa duke ju përgjigjur komenteve të fansave sot, ka bërë reagimin e parë për moderimin nga Ledioni.
Kështu, Arbana i përgjigjet një komenti që thotë se do t'i mungojë studios së "BBVIP", duke siguruar ndjekëse se beson që Ledioni do ta drejtojë shkëlqyshëm, duke konfirmuar përfundimisht se Lico do jetë moderatori i vetëm i formatit këtë sezon, ndërsa mund të themi se kjo është mënyra që Osmani i ka uruar fat për herë të parë publikisht.
Nga ana tjetër, Arbana ka zbuluar se biznesi i ri nuk do ta mbajë aspak larg ekranit, duke siguruar një tjetër ndjekëse se do të rikthehet shumë shpejtë në televizion, por se me c'farë programi apo formati, kjo ende nuk dihet.
Pra, s'na mbetet gjë tjetër vecse të presim nisjen e "Big Brother" me Ledionin dhe po ashtu të shohim Arbanën në një aventurë të re televizive. Por për këtë të fundit, me gjasë, do presim edhe ca kohë.