INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
BDI merr vendimin, bëhet pjesë e Qeverisë së re të Maqedonisë

BDI merr vendimin, bëhet pjesë e Qeverisë së re të Maqedonisë

Publikuar më: 11:36 04-03-2017

Bashkimi Demokratik për Integrim ka marrë një vendim të rëndësishëm për të ardhmen politike të Maqedonisë.

Pavarësisht se presidenti nuk e ka mandatuar Zoran Zaev, kryetarin e Qeverisë së re të Lidhjes Social Demokratetë Maqedonisë, BDI do të jetë pjesë e saj. Menjëherë pas vendimit të marrë në mbledhjen e kryesisë për koalicionin mes LSDM dhe BDI, kryetari i kësaj të fundit, Ali Ahmeti, ka folur për “24vesti”. Ai deklaroi: “Njëzëri ka qenë vendimi, u shterën të gjitha debatet. Të gjithë kanë shptehur vullnetin e lirë që mbështesin mandatarin dhe nuk mendoj se do të ketë ndonjë tërheqje nga ata që kanë bërë premtime dhe atë premtim duhet ta mbajnë. BDI ka debatuar mbi situate dhe opsione reale të mundshme dhe janë shterur të gjitha debatat dhe sonte ka qenë vendimi përfundimtar, njëzëri”. Agjensia INA raporton se vendimi i BDI u bë publik nga zëdhënësi i saj Bujar Osmani, i cili i bëri thirrje presidentit Ivanov t’i japë mandatin Zaevit në përputhje me detyrimet kushtetuese.

Article Logic
Execution time: 0.0033891201019287