INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

BDI vendos 15 kushte për krijimin e qeverisë së Maqedonisë [Video]

Publikuar më: 16:32 14-12-2016

Bashkimi Demokratik për Integrim vë 15 kushte për futjen në qeveri dhe deklaron se do pranojë cilëndo parti maqedonase që do t'i plotësojë ato. Ky është dokumenti i shpërndarë nga BDI, qe është publikuar nga Tetova.Sot. Ndër 15 kushtet e BDI-së renditet kërkesa për dygjuhësi në nivel shteti, rigjykim i rasteve të montuara politike si Sopoti, etj. Po kështu partia e Ali Ahmetit kërkon që të ketë mandate të përhershëm të Prokurorisë Speciale si edhe krijimin e mekanizmave të tjera në mbrojtje të kësaj Prokurorie. Kushti i 15-të është ai i zgjedhjes së presidentit sipas parimit të Badinterit (aplikimi i parimit të votimit të dyfishtë) dhe në Kuvend. Por cili subjekt politik maqedonas do t`i pranojë kushtet, LSDM-ja apo VMRO-DPMNE-ja?
VMRO e Gruevskit në këto zgjedhje ka fituar 51 mandate dhe e ka shumë të vështirë për të krijuar qeveri bashkë me BDI-në që ka fituar 10 mandate. Nga ana tjetër LSDM e Zaevit ka 49 mandate e bashkë me BDI-në mund të arrijnë në 59 mandate, por me këtë numër nuk formohet qeveria.

Article Logic
Execution time: 0.0036900043487549