INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
BE: 4 parime për procesin e Vettingut

BE: 4 parime për procesin e Vettingut

Publikuar më: 15:41 19-08-2016

Vettingu ishte çështja që ka ndezuar që në krye të herës debatin politik në shqipëri, në kuadër të reformës në drejtësi.
Por misioni Euralius tashmë ka përcaktuar 4 parime, kur flet për vlerësimin e parimeve për kryerjen e procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Këto parime janë 4 dhe kanë të bëjnë me afatet, institucionet, rolin e vëzhguesve ndërkombëtarë dhe rolin e bashkëpunëtorëve të drejtësisë. Nga mënyra sesi ato do të reflektohen në ligjin e vetingut, do të varen edhe fondet e Bashkimit Europian për ngritjen e strukturave të kushtetueshme të vetingut. Kjo thuhet qartë nga shefi i Misionit Euralius, kur bën vlerësimin me shkrim rreth opinionit me 55 faqe të Partisë Demokratike.
Rainer Deville:
“Komisioni i Bashkimit Europian më kërkoi që të vë në dukje se këto parime janë vendimtare për angazhimin e Bashkimit Evropian në procesin e ri-vlerësimit duke mobilizuar miliona euro të fondeve të taksapaguesve të Bashkimit Europian”.
Këto parime Euralius i publikoi të mërkurën në faqen e vet në “Facebook”, menjëherë pas mbledhjes së komisionit të posaçëm për drejtësinë, por postimi u hoq, pas një ankese të demokratëve pranë Komisionit Europian. Postimi i hequr vinte në dukje ndryshimin mes Misionit Euralius dhe Partisë Demokratike për mënyrën sesi duhet të përkthehen në ligj 4 parimet që procesi i vetingut të jetë i drejtë, efikas dhe të kthejë besimin e publikut te drejtësia.
Ligji i vetingut konsiderohet si ligji më i vështirë dhe me delikat i reformës në drejtësi dhe, mesa duket, ai do të vendosë në provë sërish vullnetet politike për zbatimin e reformës në drejtësi. 

Article Logic
Execution time: 0.0043079853057861