INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
BE ashpërson masat për azilkërkuesit

BE ashpërson masat për azilkërkuesit

Publikuar më: 12:04 28-02-2017

Rritja e fluksit të emigrantëve ka bërë që Bashkimi Europian të ashpërsoj masat për vendet antare që shtojnë azilkërkimin duke çuar deri në pezullimin e tyre.

BE ka vendosur pezullimin për një periudhë të caktuar kohore regjimin e lirë të vizave nëse do përballen përsëri më fluks të lart të emigrimit.

Shqipëria mund të jetë vendi më i rrezikuar nëse do përballet më flukse emigratore si në vitet 2014-2015. Sipas të dhënave të Eurostat, numri i azilkërkuesve nga Shqipëria u rrit me 439% duke u renditur kështu në 5 vendet e para.

Këto masa vijnë si pasojë e ndikimit negativë që patën dyndjet e mëdha të emigantëve drejt Europës, dhe ky vendim u morë me qëllim që të ul fluksin emigrantëve dhe të krijojnë stabilitet.

Article Logic
Execution time: 0.0034661293029785