INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
BE: Asociacioni sipas ligjeve të Kosovës, por edhe Marrëveshjes së gushtit 2015

BE: Asociacioni sipas ligjeve të Kosovës, por edhe Marrëveshjes së gushtit 2015

Publikuar më: 10:35 03-07-2018
Zyra e Bashkimit Evropian nuk e përmend  specifikisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese kur është pyetur rreth dokumenteve që do të jenë udhërrëfyes gjatë draftit  të statutit të Asociacionit. Në përgjigjet dërguar një të përditshmeje, kjo zyrë i është referuar “kornizës ligjore” të Kosovës si dhe Marrëveshjes së gushtit të vitit 2015, për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë, në të cilën Gjykata Kushtetuese ka gjetur shkelje në shtatë kapitujt e saj.
“Asociacioni/Bashkësia do të themelohet brenda kornizës ligjore të Kosovës, bazuar në Marrëveshjen e Brukselit dhe elementeve e parimeve kryesore të përgjithshme të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të arritura ndërmjet palëve në gusht 2015”, thuhet në përgjigjen e zyrës së BE-së. 
“Kosova i ka dhënë mandat Ekipit Menaxhues për të hartuar statutin e Asociacionit/Bashkësisë. BE pret që të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, të zbatohen pa vonesa të mëtejshme, në veçanti Marrëveshja për Asociacionin/Bashkësinë dhe Energjinë” thuhet në këtë dokument.
 
Article Logic
Execution time: 0.0035169124603271