INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
BE: Bisedimet Prishtinë - Beograd në dorën e palëve

BE: Bisedimet Prishtinë - Beograd në dorën e palëve

Publikuar më: 17:42 05-06-2018
Bashkimi Evropian tha se takimi i radhës ndërmjet Prishtinës e Beogradit për vazhdimin e bisedimeve mbetet në dorën e palëve.
Ekipet teknike të Prishtinës e Beogradit sipas planifikimit do të takoheshin gjatë kësaj jave për të vazhduar bisedimet dhe pastaj do t’i hapnin rrugë një takimi ndërmjet dy presidentëve, Hashim Thaçi e Aleksandër Vuçiç.
Por, ekipi negociator i Prishtinës ka shprehur pakënaqësi me zyrtarët e Bashkimit Evropian për caktimin e temave në bisedimet teknike. Zyrtarët e Kosovës e kritikuan Bashkimin Evropian për,favorizim të temave që janë përparësi për Beogradin siç është çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Autoritetet në Kosovë kanë kërkuar që temë e bisedimeve të jetë energjetika, një çështje kjo që vazhdon të mbajë të bllokuar Kosovën në integrimin e rrjetit të saj në rrugët energjetike rajonale dhe evropiane.
 
Kosova e Serbia po hyjnë në një periudhë përfundimtare të bisedimeve për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe detyruese për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
Por, një nga sfidat në Kosovë mbetet krijimi i një konsensusi të përgjithshëm, pasi çdo marrëveshje e arritur do të duhej të ratifikohej në Parlamentin e Kosovës.
Qeveria e Kosovës tërhoqi sot nga rendi i ditës në parlamentin e Kosovës, platformën për bisedime me Serbinë, me qëllim që siç u tha t'i jepet hapësirë gjetjes së një konsensusi më të gjerë politik.
 
Article Logic
Execution time: 0.0039188861846924