INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
BE dhe OKB kanë të njëjtat shqetësime për rendin global

BE dhe OKB kanë të njëjtat shqetësime për rendin global

Publikuar më: 09:42 24-09-2018

Përfaqësues nga e gjithë bota mblidhen sot në Nju Jork, në takimin e nivelit të lartë për paqen që mban emrin e Nelson Mandelës. Ata pritet të dalin me një deklaratë për forcimin e OKB. Ndërkohë ditën e martë zhvillohet takimi i nivelit të lartë kundër drogës, ku do të marrë pjesë edhe presidenti amerikan Donald Trump, i cili do të fokusohet kryesisht tek roli i Shteteve të Bashkuara dhe raportet që SHBA kërkon të ngrejë me vende të ndryshme të botës. Një vit më parë Trump e pati kritikuar ashpër organizatën botërore të OKB për mungesë eficience. Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara ndajnë të njëjtat shqetësime për multilateralizmin dhe rendin botëror të bazuar tek rregullat dhe ligjet. Ky është mesazhi kryesor i takimit të presidentit të Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker dhe Sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara António Guterres, në Nju Jork.
“Ne mbështesim sistemin e UN sepse është për një të ardhme shumë të mirë. Ne e mbështesim iniciativën për reformimin e UN” tha Juncker.
Iniciativa e filluar nga Gueterres është nënshkruar deri tani nga 128 shtete, mes tyre edhe Shqipëria dhe Gjermania.
“Është kënaqësi për mua të konfirmoj edhe një here partneritetin tonë. Ne kemi sfida të mëdha përpara” tha Gueterres.

Article Logic
Execution time: 0.0036139488220215