INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
BE dhe Turqia trajtojnë çështjen e refugjatëve

BE dhe Turqia trajtojnë çështjen e refugjatëve

Publikuar më: 15:24 07-03-2016

Ka filluar Samiti BE – Turqi në godinën e Këshillit të Bashkimit Europian. Në këtë Samit pritet të diskutohen hapat e hedhur deri më tani për zgjidhjen e krizës së refugjatëve, hapat që duhen hedhur më pas dhe integrimi i Turqisë në Bashkimin Europian.

Në këtë Samit krahas Kryeministrit të Turqisë, Ahmet Davutoğlu marrin pjesë udhëheqësit e 28 vendeve të BE-së. BE-ja përmes këtij Samiti synon uljen drastike dhe të qëndrueshme të numrit të refugjatëve që tentojnë të kalojnë nga Turqia drejt Greqisë. Duke theksuar se në këtë drejtim është bërë një punë e mirë BE-ja do të kërkojë nga Turqia më shumë përpjekje.

Sipas një marrëveshje paraprake, e cila pritet të implementohet dhe të marrë konfirmimin zyrtar sot, Turqia do të mbajë në terriorin e saj të gjithë emigranët që hyjnë nga Siria në këmbim të tre miliard eurove të dhëna nga Bruskeli.

Gjithashtu Bashkimi Europian ka planifikuar që sot të deklarojë të mbyllur rrugën ballkanike që përdorin emigranët për të arritur në veri të Europës.

Aktualisht shumë vende kanë vendosur kontrollet kufitare, të tjera i kanë mbyllur plotësisht kufijtë dhe qindra emigrantë kanë mbetur të bllokuar në kufirin Greqi-Maqedoni.

 

Article Logic
Execution time: 0.0026290416717529