INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
BE e prerë me Shqipërinë. Kujdes me drogën dhe azilkërkuesit

BE e prerë me Shqipërinë. Kujdes me drogën dhe azilkërkuesit

Publikuar më: 12:42 12-02-2018

Rezultatet në luftën kundër krimit, korrupsionit, trafikimit të drogës si dhe migracioni i paligjshëm do të jenë vendimtare për ecurinë e Shqipërisë në familjen e madhe evropiane. Angazhimi konkret, me ndihmë të partnerëve evropiane është finalizuar në marrëveshjen FRONTEX në Tiranë mes qeverisë shqiptare dhe Komisionerit për Migracioni dhe Çështjet e Brendshme të BE Dimitris Avramopulous. Në daljen e tij për medias pas firmosjes së marrëveshjes me Ministrin Xhafaj përballë medias Avramopulous kërkoi luftë pa kompromis kundër drogës.
Dimitris Avramopulous:
“Ashtu si terrorizmi dhe krimi i organizuar rrjetet e drogës nuk njohin kufij. Këto çështje mund të adresohen vetëm duke bashkëpunuar së bashku në një mënyrë të koordinuar. Parandalimi është shumë i rëndësishëm kur bëhet fjalë për drogën pasi në shumë raste kjo ka të bëjë edhe me njerëz të cenueshëm. Dëshiroj të inkurajojë Shqipërinë që ta përdori plotësisht këtë mundësi që po ju jepet dhe të aplikojë për fonde në mbështetje të këtyre iniciativave. Dhe në fakt kjo do ta ndihmojë Shqipërinë të përshpejtojë për sa u përket përpjekjeve të saj për të trajtuar çështje që kanë të bëjnë me prodhimin e drogës, trafikimin e drogës dhe konsumimin e saj. Dhe nëpërmjet të gjitha këtyre përpjekjeve ajo që ne duam vërtetë është që Shqipëria të vijë sa më pranë Bashkimit Europian”.
Fatmir Xhafaj:
“Rikonfirmova vendosmërinë tonë se po bëjmë gjithçka është e mundur për të garantuar përfundimisht që Shqipëria nuk do të jetë më në hartën e vendeve që kultivojnë kanabis, për të treguar vendosmëri dhe rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar përmes operacionit “Forca e Ligjit”, rezultatet e para të të cilit janë inkurajuese; për të rritur më tej performancën e Policisë së Shtetit, për ta sjellë atë në standardet më të mira europiane duke e informuar në këtë kuadër edhe për procesin e Vettingut që sapo kemi nisur”.
Çështja e azilkërkuesve është e rëndësishme, dhe Komisioneri për Migracionin ishte i drejtpërdrejtë kur tha se kjo mund të ndikojë në çështjen e liberalizimit të vizave.
Dimitris Avramopulous:
“Shqipëria duhet të bëjë edhe më shumë në menaxhimin e flukseve të emigracionit të parregullt. Ne duhet që të ulim numrin e personave që abuzojnë me liberalizimin e vizave. Të gjithë ne duam ta sigurojmë dhe ta ruajmë liberalizimin e vizave”.
Fatmir Xhafaj:
“Forcimi i kontrollit në kufi dhe përmirësimi i shërbimit në pikat e kalimit kufitar, sikurse e kemi trajtuar edhe në takimin tonë të parë me Komisionerin, mbetet prioritet për ne, si kusht për të garantuar lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave”.

Article Logic
Execution time: 0.0020310878753662