INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
BE e SHBA: Reforma në Drejtësi të miratohet pa vonesa dhe pengesa

BE e SHBA: Reforma në Drejtësi të miratohet pa vonesa dhe pengesa

Publikuar më: 10:18 15-04-2016

Në ditën kur Kryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi Fatmir Xhafa, ka thirrur mbledhjen e komisionit të posaçëm, Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të drejtpërdrejtë në masazhin e tyre. Nëpërmjet një njoftimi për mediat, BE dhe SHBA teksa shprehin mbështetje për rifillimin e dialogut politik, i kërkojnë klasës politike që të veprojë pa vonëse dhe të miratojë reformën në drejtësi.

“U bëjmë thirrje të gjitha partive politike që të dëgjojnë 91% të shqiptarëve që e mbështesin këtë reformë të rëndësishme, duke e çuar atë drejt përfundimit me sukses pa vonesa apo pengesa. Të gjitha partitë politike kanë një rol në këtë proçes dhe kanë përgjegjësinë madhore për të arritur një marrëveshje”.

Article Logic
Execution time: 0.0036320686340332