INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
BE e shqetësuar nga  taksa që qeveria e Kosovës vendosi edhe për brendet ndërkombëtare

BE e shqetësuar nga taksa që qeveria e Kosovës vendosi edhe për brendet ndërkombëtare

Publikuar më: 14:44 29-12-2018

Vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës në masën 100% edhe për brendet ndërkombëtare që prodhohen në Serbi dhe Bosnje ka shqetësuar Bashkimin Europian. Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini dhe Shefat e Misioneve të BE-së në Kosovë, kanë lëshuar një deklaratë duke i kërkuar qeverisë së Prishtinës që të rishqyrtojë vendimin dhe të revokojë tarifat e vendosura ndaj mallrave.
“Vëmë re me shqetësim vendimin e Kosovës për të zgjeruar tarifat e importit 100 për qind edhe për produktet e markave të njohura ndërkombëtarisht të vendeve të tjera, duke përfshirë vendet e BE-së, që prodhohen në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë. Ne duam të përsërisim mesazhin e BE-së se vendosja e tarifave nuk kontribuon në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë"-deklarojnë krerët e misioneve të BE.

DEKLARATA.png

Në deklaratë thuhet se ky vendim bie në kundërshtim me angazhimet e kaluara të Kosovës ndaj integrimit rajonal dhe angazhimet e nënshkruara të MSA-së, ndërsa krerët e misioneve të BE i bëjnë thirrje qeverisë së Kosovës që të rishqyrtojë vendimin për zgjerimin e tarfiave .
“Ky do të ishte vendimi i duhur që duhet ndërmarrë për avancimin e Kosovës dhe popullit të vet, për aspirata evropiane për të tashmen e të ardhmen. Ne kujtojmë edhe njëherë mesazhin e BE-së për bashkëpunim rajonal dhe u kërkojmë të gjitha palëve të përmbahen nga veprimet që minojnë këtë mesazh”-thuhet në deklaratën e ndërkombëtarëve. 

Article Logic
Execution time: 0.0036511421203613