INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
BE: Formatin e dialogut e kanë në dorë Prishtina dhe Beogradi

BE: Formatin e dialogut e kanë në dorë Prishtina dhe Beogradi

Publikuar më: 09:38 28-12-2017

Brukseli e ka lënë në dorën e Prishtinës dhe të Beogradit ta vendosin formatin për fazën e ardhshme të dialogut. Koha Ditore shkruan se të njëjtën gjë kanë deklaruar përfaqësuesit e BE edhe kur janë pyetur për mundësinë e përfshirjes së palëve të tjera në bisedime. Bëhet fjalë për ShBA-të të cilat po i kërkon Kosova që të jenë pjesë e bisedimeve apo edhe Rusisë, të cilën Serbia ka paralajmëruar se do ta bëjë palë në tryezë nëse kosovarët marrin amerikanët. Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka thënë për gazetën se presin që zotimi i Kosovës dhe Serbisë për vazhdimin e dialogut të përmbushet dhe së shpejti të përcaktohet edhe korniza dialoguese.

Article Logic
Execution time: 0.0036399364471436