INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
BE i kthen reston SHBA-së, kërkon rivendosjen e vizave për qytetarët amerikanë

BE i kthen reston SHBA-së, kërkon rivendosjen e vizave për qytetarët amerikanë

Publikuar më: 18:36 02-03-2017

Pasi Washingtoni dështoi për të hequr vizat për pesë vende të BE-së, Parlamenti Evropian kërkoi sot rivendosjen e vizave për qytetarët amerikanë.

Deputetët evropianë i kërkuan Komisionit Evropianë, i cili ka fuqinë të fillojë një veprim të tillë, të miratojë masa që rivendosin vizat për qytetarët e SHBA-së brenda dy muajve, sipas një rezolute që është miratuar.

Marrëveshja e reciprocitetit të vizave BE-SHBA ka hyrë në fuqi më janar 2014, por deri tani Komisioni Evropian nuk ka ndërmarrë veprime të konsiderueshme kundër SHBA-së për mos respektimin e marrëveshjes.

Siaps kësaj marrëveshje, qytetarët amerikanë mund të udhëtojnë në të gjithë vendet e BE-së pa viza në të kundërt qytetarët e BE-së duhet të kenë të njëjtat kushte.

Megjithatë, qytetarët nga Bullgaria, Kroacia, Qiproja, Polonia dhe Rumania ende nuk lejohen të hyjnë në SHBA pa vizë.

Article Logic
Execution time: 0.0034971237182617