INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
BE-ja dhe Turqia arritën marrëveshje për krizën e refugjatëve

BE-ja dhe Turqia arritën marrëveshje për krizën e refugjatëve

Publikuar më: 11:57 08-03-2016

Bashkimi Evropian dyfishon fondin për Turqinë. Nëse qeveria e Ankarasë do të marrë përsipër të reduktojë fluksin e emigrantëve që mbërrijnë çdo ditë në kontinentin e vjetër asaj do t’i jepet 6 miliardë euro. Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe Turqisë të mbledhur në samitin urgjent të emigrantëve kanë rënë dakord që të zgjasin bisedimet mes tyre në kuadër të hartimit të strategjisë së re për menaxhimin e krizës së azil-kërkuesve.

Nga burimet paraprake mësohet se Bashkimi Evropian ka ofruar që të dyfishojë fondin nga tre në gjashtë miliardë euro për Turqinë brenda vitit 2018 në rast se qeveria e Ankarasë do të pranojë që të marrë mbrapsht emigrantët e bllokuar në Greqi si dhe të parandalojë kalimin e refugjatëve të tjerë që kanë si synim mbërritjen në Evropën Perëndimore. Turqisë i është kërkuar më shumë përpjekje për të siguruar kufijtë detarë me Greqinë, në mënyrë që t’i jepet fund kalimit të jashtëligjshëm të azilkërkuesve. Për të mbrojtur kufijtë detarë të Evropës në Egje, aktualisht po kontribuon NATO, ndërkohë që Britania e Madhe njoftoi se do të jepte ndihmën e saj përmes dërgimit të një ekuipazhi nga marina mbretërore.

Në ofertën e bërë nga zyrtarët më të lartë të Unionit, përfshihet edhe heqja e vizave për qytetarët turq brenda muajit qershor të këtij viti. Ky është një tjetër term i ndryshuar nga marrëveshja paraprake e firmosur disa muaj më parë. Përfaqësuesit më të lartë nga të dyja palët janë shprehur optimist se samiti mund të mbyllet me një marrëveshje.

Article Logic
Execution time: 0.0038061141967773