Qendra europiane për kontrollin e sëmundjeve ka dhënë alarmin se vendet e Bashkimit Europian rrezikojnë të prekën nga virusi Zika dhe ethet e verdha që shkaktohen nga mushkonja “aedes aegypti”.
“Nëse nuk merren masa, mushkonja do të shpërndahet në vendet e Europës, duke bërë një vatër që rrezikon të sjellë viruse të rrezikshme për jetën e njerëzve”- tha një ekspert i qendrës.
Në vitin 2007 mushkonja jetonte rreth Detit të Ziu por vitet e fundit është drejtuar drejt Europës. Spanja ka konfirmuar disa raste pacientësh të prekur nga sëmundjet që sjell kjo mushkonjë.