INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
BE, Kosova s’ka më kohë zgjidhni ngërçin…

BE, Kosova s’ka më kohë zgjidhni ngërçin…

Publikuar më: 14:34 01-09-2017

Bashkimi Europian ka dërguar apelin e radhës për tejkalimin e ngërçit politik dhe formimin pa vonesa të institucioneve të reja në Kosovë. Zëdhënësja e për Politikën e Jashtme, Maja Koçijançiç, tha:
“E kemi thënë dhe e përsërisim, Kosova nuk ka kohë për të humbur dhe një qeveri e re duhet të formohet sa më parë”.
Apeli i saj ishte i drejtpërdrejtë dhe për të gjitha subjektet politike pa përjashtim.
“U bëjmë thirrje gjithë partive politike që të konstituojnë Parlamentin dhe të vijojnë me shpejtësi për formimin e qeverisë së re”, vijoi ajo.
Koçijançiç rikujtoi se detyrat e qeverisë së re janë të qarta, reformat e thella dhe forcimi i shtetit të së drejtës.

Article Logic
Execution time: 0.0037059783935547