Situatën politike në vend e ka komentuar edhe Bashkimi Evropian. Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Koçijançiç ka deklaruar se debati politik duhet të zhvillohet në Kuvend dhe është shprehur sërish kundër bojkotit të institucioneve nga opozita.
“Që kur nisi bojkoti i opozitës ne shprehëm keqardhje, sepse besojmë se debati politik nuk duhet të mbahet jashtë, por brenda Parlamentit. Nga pikëpamja jonë bashkëpunimi mes opozitës dhe qeverisë dhe dialogu mes tyre janë thelbësore edhe për ambicjet e vendit, që aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Sigurisht që përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme janë një pejsë e rëndësishme e këtij procesi dhe ne e kemi ndjekur nga afër situatën. Ju thatë se sot është afati i fundit për regjistimin, për ne është shumë e rëndësishme që të shohim të mbahen zgjedhje të lira, të ndershme dhe të përgatitura mirë”, deklaroi Koçijançiç.