INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
BE kundër kompanive të rrjeteve sociale: Të merren nën kontroll për të mbrojtur qytetarët

BE kundër kompanive të rrjeteve sociale: Të merren nën kontroll për të mbrojtur qytetarët

Publikuar më: 13:17 19-03-2019

Fuqizimi i kompanive të mëdha të rrjeteve sociale, po kthehet në shqetësim për shkak se shpesh herë të dhënat personale të njerëzve nuk mbrohen. Ndaj dhe politika në mbarë botën ka nisur të marrë masa kundër tyre.

Në Forumin e Politikave Botërore në Berlin, zëvendëskryetari i Komisionit Europian ka theksuar se rrjetet sociale duhet të merren nën kontroll për të mbrojtur qytetarët.

”Bashkimi Evropian dhe autoritetet në mbarë botën do të duhet të kenë nën kontroll kompanitë e mëdha të teknologjisë dhe medias sociale, derisa të arrijnë në një fazë ku mund t’i mbrojnë qytetarët nga ata’‘.

Zëvendëspresidenti i parë, Frans Timmermans, tregoi se futja e rregulloreve do të funksiononte më mirë nëse platformat në internetit, të tilla si Google dhe Facebook,do të bashkëpunonin me autoritetet. Kjo teknologji është kritikuar nga politikanët në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, lidhur me çështjet që shkojnë nga gjurmimi i të dhënave të përdoruesve nëpërmjet Facebook, deri në mënyrën se si Google rendit rezultatet e kërkimit.

“Në një moment, ne do të duhet të rregullojmë këtë sistem. Detyra e parë e çdo autoriteti publik është të mbrojë qytetarët e saj, dhe nëse ne i shohim gjigantët teknologjikë si një kërcënim për qytetarët tanë, atëherë do të ndërhyjmë në zgjidhjen e këtij shqetësimi, dhe nëse ju nuk do të bashkëpunoni me ne”.

Muajin e kaluar, BE akuzoi Google, Facebook dhe Twitter se nuk kishin platforma për të luftuar lajmin e rremë përpara zgjedhjeve të Parlamentit Europian në maj. Nisur nga kjo deklaratë ‘Facebook’ deklaroi se do të shtonte përpjekjet për të luftuar keqinformimin para votimit dhe do të bashkëpunonte me agjencinë gjermane të lajmeve DPA për të rritur kontrollin e fakteve.

Article Logic
Execution time: 0.0036909580230713