INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
BE kundër mbetjeve plastike, çfarë parashikohet

BE kundër mbetjeve plastike, çfarë parashikohet

Publikuar më: 17:25 28-05-2018

Bashkimi Europian është duke menduar të propozojë një ligj i cili do të ndalojë hedhjen e materialev e plastike si një mënyrë për të mbrojtur jetën nënujore.

Po ashtu kërkohet që të gjitha shishet plastike të mblidhen dhe të ricikliohen deri në vitin 2025.

Plani pritet të votohet nga 28 shtetet anëtarë të BE përpara se të kalojë në Parlamentin Europian.

Prodhuesit e paketimeve për dyqanet që ofrojnë “fast food” duhet të mbajnë kostot e riciklimit të mbeturinave – madje edhe atyre në oqeane – dhe të financojnë fushatat e edukimit mjedisor.

Masat përfshijnë ndër të tjera edhe planet e propozuara nga Komisioneri europian për Buxhetin, Günther Oettinger, lidhur me vendosjen e një takse mbi mbeturinat plastike.

Taksa në fjalë mendohet të jetë 80 cent për kilogram mbeturinash plastike. Idenë e një takse e refuzojnë ndërkohë shumë vende anëtare të Bashkimit Europian, përfshirë edhe Gjermaninë.

Article Logic
Execution time: 0.0034630298614502