INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

BE masa për minierat. Rregulla të reja për të zbutur konfliktin e financimit [VIDEO]

Publikuar më: 12:22 05-05-2017

Pas tre vitesh reflektimi, Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar legjislacionin që besohet se do të shfarose një nga burimet kryesore  të të ardhurave për grupet e armatosura që përdorin tregtinë e mineraleve. Pas ndryshimeve të bëra kompanitë e BE-së, të 23 vendeve anëtare do të duhet të sigurojnë vërtetim për burimin e të gjitha mineraleve  të importuara, duke përfshirë kallaj, tantal, dhe ar. Mineralet që këto kompani blejnë përdoren zakonisht në telefonat celularë, bizhuteri, apo në transportin e automobilave. Grupe të armatosura në zonat e konfliktit me rrezik të lartë janë të njohura për përdorimin e punës së detyruar për nxjerrjen e këtyre mineraleve të cilat i shesin për të financuar aktivitetet e tyre. Të paktën 95% të importuesve evropiane (me përjashtim të kompanive më të vogla) detyrohen nga ligji që të verifikojnë  burimin e mineraleve të tyre gjë që pritet të sigurojë gjurmimin e produktit  duke prerë financimin e aktiviteteve të paligjshme në vendet e tjera. Shtrirja e plotë e rregullores nuk do të zbatohet në tërësi deri në nëntor 2021.

Article Logic
Execution time: 0.0036518573760986