INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
BE në alarm për azilkërkuesit nga Shqipëria, 5 shtete gati të rikthejnë vizat

BE në alarm për azilkërkuesit nga Shqipëria, 5 shtete gati të rikthejnë vizat

Publikuar më: 15:21 31-03-2018

‘Shifrat e larta të azilkërkuesve nga Shqipëria, detyrojnë sekretarin e Shtetit për Azilin dhe Migracionin të Belgjikës, Theo Francken që të zhvillojë një vizitë muajin e ardhshëm në Shqipëri por edhe në Gjeorgji’ kështu e hap artikullin media belge De TIJD.

Sipas kësaj të përditshme Sekretari i Shtetit për Azilin dhe Emigracionin në Belgjikë, Theo Francken do të vizitojë Shqipërinë dhe Gjeorgjinë në muajt e ardhshëm.

Në këtë shkrim vihet theksi se Gjerogjia dhe Shqipëria mund të rrezikojnë edhe rikthimin e vizave në shtete si Gjermania, Franca, Belgjika, Suedia dhe Hollanda.

Ai dëshiron të përcjellë mesazhin se “nuk ka kuptim të kërkojnë një jetë të re në Belgjikë”.

“Francken dhe Shtetet Anëtare të BE-së, si Gjermania, Franca, Suedia dhe Hollanda, kanë pakënaqësi me rritjen e numrit të kërkesave për azil nga të dy vendet.” shkruan “DETIJD”.

Sipas autoriteteve europiane e gjithë kjo situatë është krijuar pasi shqiptarët lëvizin që nga viti 2010 pa viza në Europë.

‘Ekziston gjithashtu shqetësim në rritje për fluksin e emigrantëve të paligjshëm. Këta janë shqiptarë dhe gjeorgjianë që qëndrojnë pas 90 ditësh ose vendosen tek ne pa u regjistruar.Shërbimet e policisë holandeze dhe gjermane tashmë janë alarmuar se trafikimi i drogës dhe banditizmi i madh kontrollohen gjithnjë e më shumë nga shqiptarët. Me ne ka pasur 854 përgjime të shqiptarëve të cilët nuk mund të paraqesin të drejtën e banimit’ nënvizohet në shkrim

 “Bomba atomike diplomatike”
“DETIJD” e ka fjalën për shërbimet policore në këto vende që çdo ditë edhe më shumë po bëjnë presion që të rithehen vizat për Shqipërinë dhe Gjerogjinë. Shqetësuese për to është fakti se shqiptarët janë edhe pjesë e rrjeteve kriminale në këto vende.

Shqiptarët, duke i’u referuar grafikëve të publikuar nga zyrat e emigracionit rrezikojnë rikthimin e vizave në këto shtete.

Liria e vizave është kryesisht një mjet presioni për t’i detyruar këto ata të frenojnë daljen nga shteti i tyre. Meqenëse liria e vizave vlen për Shqipërinë, është një luftë e vazhdueshme për të kujtuar Tiranën për këtë shqetësim.

Article Logic
Execution time: 0.003748893737793