INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
BE njeh çështjen çame. Greqia reagon ashpër

BE njeh çështjen çame. Greqia reagon ashpër

Publikuar më: 10:19 29-09-2016

Pas lajmit që BE i ka dërguar kërkesë Qeverisë Greke që të nisë të trajtojë çështjen çame, nisën reagimet e ashpra. Qeveria helene jo vetëm që nuk e ka miratuar këtë kërkesë dhe ka këmbëngulur se nuk e njeh çështjen çame, por ka “sulmuar” dhe Komisionerin Johannes Hahn. Ministria e Jashtme Greke ka thënë se kjo deklaratë është e pavërtetë dhe e papranueshme dhe i ka kërkuar komisionerit që ta tërheqë deklaratën e tij.
“Hahn të tërheqë deklaratën e tij dhe ta korrigjojë, pasi ka shkelur kompetencat e tij.
Çamëria nuk ekziston, për këtë arsye nuk mund të pranohet apo negociohet. Komisioneri Hahn me përgjigjet e tij të pavërtetë tregon se nuk ushtron rolin dhe funksionet e tij sipas parimit të paanshmërisë për të nxitur interesat e përbashkëta të Bashkimit Evropian, siç parashihet në nenin 17 të Traktatit të Lisbonës”, shkruhet në  deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë.
Një ditë më parë komisioneri Johahens Hahn në një seancë dëgjimore me eurodeputetët, ka theksuar çështja çame duhet të negociohet.

Article Logic
Execution time: 0.0024549961090088