INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
BE paralajmëron me tone të ashpra presidentin Erdogan: ‘’Mos ndërhy në Siri...’’

BE paralajmëron me tone të ashpra presidentin Erdogan: ‘’Mos ndërhy në Siri...’’

Publikuar më: 09:39 16-12-2018

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, vendi i të cilit ka zhvilluar që prej vitit 2016 dy ofensiva në veri të Sirisë, njoftoi të mërkurë se një operacion i ri do të fillojë në ditët në vijim, që do të shënjestrojë pozicionet e milicive të Njësive të Mbrojtjes së Popullit (YPG) në lindje të Eufratit.

Shefja europiane e Diplomacisë, Federica Mogherini i kërkoi sot Turqisë që të abstenojë nga çdo veprim i njëanshëm në Siri, ku Ankaraja kërcënon të fillojë një ofensivë të re kundër një milicie kurde të mbështetur nga Uashingtoni.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, vendi i të cilit ka zhvilluar që prej vitit 2016 dy ofensiva në veri të Sirisë, njoftoi të mërkurë se një operacion i ri do të fillojë në ditët në vijim, që do të shënjestrojë pozicionet e milicive të Njësive të Mbrojtjes së Popullit (YPG) në lindje të Eufratit.

“Pres nga autoritetet turke që të abstenojnë nga çdo veprim i njëanshëm që mund të dëmtojnë përpjekjet e koalicionit kundër ISIS-it”, theksoi Mogherini në një deklaratë të shkruar të botuar sot.
Duke gjykuar se lufta kundër xhihadistëve të ISIS-it ka hyrë në fazën e saj përfundimtare, Mogherini i bëri thirrje të gjitha palëve që “të përpiqen të presin fundin e humbjes së tyre të shpejtë, që është një objektiv i domosdoshëm për çdo zgjidhje të qëndrueshme ndaj krizës siriane”.

Article Logic
Execution time: 0.0036318302154541