INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
BE për emergjencat civile në Shqipëri: Ka abuzim fondesh dhe mungesë menaxhimi të dhënash

BE për emergjencat civile në Shqipëri: Ka abuzim fondesh dhe mungesë menaxhimi të dhënash

Publikuar më: 17:43 09-08-2017

Zjarret e shumta që po përfshijnë Shqipërinë kanë krijuar një gjendje të vështirë dhe pasojat do të jenë të rënda. Ajo që shpesh thuhet në media, pohohet edhe në raportin e fundit të Bashkimit Evropian, sipas të cilit Shqipëria ka mungesë të menaxhimit të të dhënave.
“Ka progres, deri diku, me ministritë e linjës në ngritjen e zyra të informacionit dhe menaxhimit të emergjencave civile, por nuk ka pasur progres në nivel lokal dhe rajonal”, thuhet në raport.
Po kështu në raport vijohet të theksohet se kapaciteti i institucioneve për menaxhimin e emergjencave civile është i ulët.
“Kapaciteti institucional dhe bashkëpunimi midis institucioneve të mbikqyrjes duhet të forcohet për të siguruar veprim të efektshëm ndaj situatave të emergjencës”,nënvizohet në raport.
Po ajo që është më e rënda është fakti se Bashkimi Evropian në raportin e vet për Shqipërinë e ka cilësuar sektorin e emergjencave civile, si një nga sektorët ku abuzohet më shumë me fondet publike
“Keqmenaxhimi i fondeve publik lidhet kryesisht me emergjencat civile, pagesën e detyrimeve të prapambetura dhe kontrata punësh publike, furnizime e shërbime”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037338733673096