INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
BE për Shqipërin e madhe:

BE për Shqipërin e madhe: "Çmimin më të lartë mund të paguajnë vetë ata që kanë këto ide"

Publikuar më: 12:01 25-04-2017

BE ka reaguar për herë të parë në mënyrë zyrtare për deklaratën që kryeministri Edi Rama bëri gjatë intervistës për mediat ndërkombëtare për bashkimin e Shqipërisë së madhe nëse BE nuk hap dyert
Komisionari i BE për Zgjerim e Negociata, Johannes Hahn është shprehur se është dëshpëruar shumë me deklaratat e papranishme te disa liderëve në Ballka dhe se çmimin më të lartë do ta paguajnë vetë ata që i kanë shprehur këto ide.
"Dua të shpreh dëshpërimin tim, madje edhe zemërimin, me deklaratat e disa liderëve në rajon. Mesazhet e tilla mund të kuptohen si përzierje në punët e brendshme të vendeve të tjera dhe kanë për synim ndryshimin e kufijve, që nuk është e pranueshme" është shprehur Hahn
Komisionari Hahn ka hedhur poshtë mundësinë e presioneve dhe shantazheve ndaj Brukselit me fjalët se kjo mund t'u kthehet vendeve të Ballkanit si bumerang. Ai thotë se vendet e Ballkanit duhet të përqendrohen tek reformat dhe jo deklaratat nxitëse.
Hahn gjithashtu pranon dhe fajin se dhe BE ka ndikuar në krijimin e kësaj gjendje në "oborrin e saj".
Pas deklaratës së fort të Ramës reagoi dhe Beogradi, duke e cilësuar si "cënimin më të madh për paqen dhe stabilitetin në rajon"

Article Logic
Execution time: 0.0022978782653809