INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
BE:

BE: "Përkthimi gabim i Vetingut, përgjegjësi e institucioneve shqiptare"

Publikuar më: 18:28 06-12-2016

"Transmetimi i përkthimeve zyrtare të çdo dokumenti është përgjegjësi vetëm e atyre institucioneve shqiptare që i paraqesin ato para Komisionit të Venecias”. Kjo është deklarata e Maja Kocijançiç, Zëdhënëse për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë e BE-së dhe për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatave të Zgjerimit. Reagimi vjen menjëherë pas daljes publike të deputetit të PD-së Oert Bylykashi dhe bërjes publike të disa fakteve që sipas opozitës, vërtetojnë se Komisionit të Venecias iu dërgua varianti i pasaktë i ligjit të Vetingut.

"Bashkimi Evropian dënon përhapjen publike të akuzave të rreme që pretendojnë se EURALIUS dhe Delegacioni i BE-së janë përfshirë në gabime që supozohen të qëllimshme në përkthimin anglisht të legjislacionit shqiptar që i është dërguar për shqyrtim Komisionit të Venecias”-reagon ashpër BE. Kocijançiç deklaron se “shqiptarët mbështesin në shumicë dërrmuese reformën tërësore të drejtësisë që përfshin procesin e rivlerësimit (vetingun)". Sipas zdhënses së BE-së deklaratat e opozitës synojnë të krijojnë konfuzion e të vonojnë zbatimin e reformës në drejtësi. 

 “BE-ja është e vendosur të vazhdojë të sigurojë gjithë asistencën e nevojshme që qytetarët e Shqipërisë të kenë qasje në një sistem drejtësie të besueshëm dhe të përgjegjshëm”-përfundon Kocijaniçiç.

Article Logic
Execution time: 0.0034120082855225