INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
BE pritet të marrë masa për lajmet e rreme ose

BE pritet të marrë masa për lajmet e rreme ose "fake news"

Publikuar më: 11:46 31-08-2017
Fake news ose ndryshe “lajmet e rreme”, duket se janë kther në një shqetësim politik për Bashkimin Europian. Media e BE-së “Euractiv” i është referuar për këtë hap, komisionieres së sapo emëruar për Dixhitalizimin, Mariya Gabriel, e cila deklaroi se shumë shpejt do të krijohet një grup ekspertësh për të vlerësuar në kohë publikimin e lajmeve të rreme nga platformat online. Gjithashtu njoftohet se Komisionierja e quan prioritet këtë projekt dhe deklaroi se do të ketë rreth 3 muaj konsultimeve publike rreth kësaj teme, duke kërkuar mendime dhe sugjerime mbi çështje konkrete. Në fund të këtij procesi do të përpilohen dhe propozohen, edhe ndryshimet në legjislacion. Për momentin BE e ka përqendruar vëmendjen te platformat gjigante, Facebook dhe Twitter, të cilave u kërkohet të monitorojnë postimet e përdoruesve. Por komisionieria Gabriel e ka bërë të qartë, se në këtë proces me kalimin e kohës do të përfshihen të gjitha platformat online. Fakenews u bënë për herë të parë problem shqetësues politik në BE, veçanërisht pas ngjarjeve në Ukrainë. Gabriel ka thënë gjithashtu për “Euractiv” se Komisioni Europian pritet të njoftojë muajin tjetër, masa konkrete përmes të cilave do të vihen kushte ndaj platformave online për të hequr lajmet e rreme me përmbajtje të paligjshme, Ideja kryesore e gjithë këtij projekti është, që rregullat të jenë unike në të gjithë bllokun e BE-së. Pak kohë më parë presidenti i Komisionit Europian, Juncker, deklaroi se një legjislacion i ri për platformat online, duhet parë si një sfidë për demokracinë europiane.
Article Logic
Execution time: 0.0038249492645264