INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
BE qetëson serbët për skenarin e trazirave

BE qetëson serbët për skenarin e trazirave

Publikuar më: 08:14 04-08-2018

‘’Askush nga serbët në Kosovë nuk do të ndërmarrë asgjë që do të sillte reagim të shqiptarëve apo të një pjese të bashkësisë ndërkombëtare kundër serbëve të ndërmarrin ndonjë aksion.’’
Kështu ka thënë shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Djuric, gjatë një interviste në televizionin publik serb. Sipas tij, serbët nuk kanë arsye të brengosen.
“Ata të cilët po përhapin dezinformim, nuk po punojnë në interes të shtetit tonë, por në interes të Prishtinës”, ka përsëritur ai, duke aluduar në deklaratat e kryemurgut serb të Manastirit të Deçanit, Sava Janjiç, i cili ka thënë se më 5 gusht serbët pritet të shpallin autonominë dhe më pas do të ndërhyjë Prishtina me forcat e armatosura.
Deklarata e BE-së për qetësi, ka bërë që zyrtarët serb të zbusin deklarimet e tyre se do të themelojnë AKS-në në mënyrë të një anshme, nëse një gjë të tillë nuk e bën Kosova siç kanë rënë dakord në Bruksel. Të premten edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i ka shkruar një letër të hapur serbëve, të cilët jetojnë në veri të Mitrovicës, duke u bërë thirrje për qetësi dhe duke i siguruar se Serbia do të ruaj jetën e tyre. Këto reagime të zyrtarëve të lartë shtetërorë serb, vijnë pas raportimeve të shumta, se situata në veri mund të rëndohet, nëse bëhet ndonjë veprim i një anshëm për themelimin e AKS-së nga pala serbe.
Kryeministri Haradinaj, të premten ka mbledhur krerët e sigurisë për të analizuar situatën e sigurisë në vend. Me një urdhër operativ, Policia e Kosovës i ka ndërprerë pushimet pjesëtarëve të saj.

Article Logic
Execution time: 0.0036089420318604