INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
BE udhëron anëtarët të ulin me 35% gazrat e dëmshëm të makinave

BE udhëron anëtarët të ulin me 35% gazrat e dëmshëm të makinave

Publikuar më: 08:33 10-10-2018

Një raport i Organizatës së Kombeve të Bashkuara mbi ngrohjen globale ka shqetësuar BE-në dhe për këtë arsye ju është kërkuar vendeve anëtare një ulje prej 35 përqind të emetimeve të gazrave nga makinat deri në vitin 2030. Takimi i ministrave të mjedisit të BE-së në Luksemburg zgjati për më shumë se 13 orë, deri në mesnatë, për të arritur një kompromis mbi çështjen e emetimit të gazrave, e cila përplaste idenë e zvogëlimit të ndotjes me atë të ruajtjes së konkurrencës së industrisë. Piketat e vendimit do të nisin të hartohen sot nga dy organet e tjera të BE-së: Parlamenti Europian, i cili po kërkon një objektiv më ambicioz klimatik dhe Komisioni Evropian, që propozoi një ulje më të lehtë. Në një deklaratë të përbashkët më herët, ministrat e BE shprehën shqetësim të thellë lidhur me një raport të OKB-së, që bënte thirrje për veprim të shpejtë dhe të pashembullt për të ndalur ngrohjen globale. Disa vende kishin kërkuar një reduktim më të lartë prej 40% në emetimet e makinave, në përputhje me objektivat e mbështetura nga ligjvënësit e BE-së javën e kaluar, ndërsa Irlanda dhe Holanda shprehëin zhgënjim me marrëveshjen e arritur. Gjermania, me sektorin e saj të automobilave, kishte mbështetur një propozim ekzekutiv të BE-së për një ulje prej 30% për flotën e makinave dhe furgonave të rinj deri në vitin 2030, krahasuar me nivelet e 2021. Edhe më herët Gjermania kishte paralajmëruar se objektivat tepër sfiduese rrezikonin dëmtimin e industrisë dhe vendeve të punës.

Article Logic
Execution time: 0.0041859149932861