INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
BE vendos vitin 2025 për anëtarësimin e Serbisë dhe Mali të Zi, Shqipëria nuk përmendet

BE vendos vitin 2025 për anëtarësimin e Serbisë dhe Mali të Zi, Shqipëria nuk përmendet

Publikuar më: 12:14 19-01-2018

Bashkimi Evropian ka lancuar një përpjekje diplomatike për të sjellë gjashtë vendet e ballkanit perëndimor një hap përpara në përpjekjet e tyre për afrimin dhe anëtarësimin në BE.

“Eshtë koha të përfundojmë punën e vitit 1989” tha për Reuters Komisioneri Evropian Johannes Hahn, duke iu referuar periudhës së rënies së Murit të Berlinit.

“Kemi vendosur vitin 2025 si një datë për Serbinë dhe Malin e Zi, një datë që është realiste, por edhe ambicioze” thotë Hahn për Reuters.

Por, ndryshe nga sa është folur deri tani, Hahn, nuk ka folur përsa i përket Shqipërinë për një anëtarësim të mundshëm në vitin 2025.

Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali I Zi dhe Serbia shpresojnë të bashkohen me BE por sipas Reuters, ka një rritje të skepticizmit edhe në këto vende.

Hahn do të zhvillojë një vizitë në Serbi në 6 shkurt, e cila do të pasohet nga një vizitë mbështetëse e presidentit Jean Claude Juncker në të gjashtë vendet e Ballkanit.

Article Logic
Execution time: 0.0037050247192383