INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

BE zhbllokon fondin e investimeve për Maqedoninë. I jep 110 milionë euro[VIDEO]

Publikuar më: 16:07 16-06-2017

Bashkimi Evropian ka zhbllokuar mbështetjen financiare ndaj Maqedonisë, menjëherë pas nisjes së bisedimeve midis zyrtarëve të Greqisë dhe atyre maqedonas, për ndryshimin e emrit të shtetit. Zëvendëskryeministri për Eurointegrime, Bujar Osmani ka paralajmëruar nisjen e një  investimi gjigant për infrastrukrën e vendit, që do të  realizohet nga komiteti drejtuar i WBIF ( Western Balkan investment Framework), njofton TetovaSot.  Përmes rrjetit të tij social në Facebook Osmani ka bërë të ditur vendimin e BE për zhbllokimin e mbështetjes financiare për Maqedoninë. Zëvendëskryeministri  tha se është njoftuar jo zyrtarisht se sot në Stokholm, komiteti drejtues i WBIF( Western Balkan investment Framework) ka marrë vendim që të liroj mbi 110 milion euro për projekte infrastrukturore në vend.  Kjo si rrjedhojë e angazhimit dhe klimës së re politike ne vend. Bujar Osmani thotë se Maqedonia po rikthehet në rrugën e duhur.  75 milion euro nga ky fond do të shkojnë për linjën hekurudhore të koridorit 8, 27 milion euro për rrugën Kërçovë-Gostivar dhe 7 milion euro për rrugën Kriva Pallankë-Deve Bair.

Article Logic
Execution time: 0.0036129951477051