Ka qëlluar periudhë gëzimesh dhe ndienjash të mira kjo për Beatrix Ramosajn.
Pasi rrëmbeu kupën e më së mirës në "Your Face Sounds Familiar", këngëtarja ka patur një tjetër moment për të festuar. Vajza e imitimeve perfekte ka patur ditëlindjen dhe e ka pritur atë në mënyrën më seksi të mundshme. Trixa ka postuar një video në Instagram ku shfaqet e nxehtë dhe provokuese. E veshur me një fustan të shkurtër me shkëlqim, Beatrix shkrin talentin këtë herë në kërcim, teksa e shohim të bëjë twerk me një shishe alkool në dorë ndërkohë që poshtë shkruan: "Vajza e ditëlindjes" dhe numrin 23 përbri tregon përkatësisht moshën e këngëtares. Një përvjetor për t'u admiruar, mbi të gjitha nga seksi tjetër! /intv.al/