Imitimi që Beatrix i bëri Noizyt në spektaklin “Your Face Sounds Familiar” ende mbahet mend.
Madje dhe vetë reperi e pëpqleu atë. Menjëherë më pas, nëpër portale nisën të qarkullonin lajmet se këngëtarja po shprehte dëshirën për t’u bërë pjesë e grupit OTR. Por megjithëse diçka e tillë ene nuk ka ndodhur, Beatrix vazhdon të jetë simpatizante e grupit dhe e Noizyt në veçanti. Madje së fundmi këngëtarja ka tërhequr edhe vëmëndjen e vetë liderit të OTR teksa poston këtë foto ku mban veshur pulovrën e linjës së veshjeve që Noizy ka hedhur në treg. 31 vjecari nuk e ka kursyer as komplimentin për Trixën duke i komentuar: “O Zot, duket kaq bukur e veshur nga ti”. Çfarë duhet të presim pas kësaj? /intv.al/