INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Beatrix flet e përlotur para të gjithëve: Donaldin e dashuroj marrëzisht, Borës i kërkoj falje…

Beatrix flet e përlotur para të gjithëve: Donaldin e dashuroj marrëzisht, Borës i kërkoj falje…

Publikuar më: 22:35 03-12-2021

Pas Donaldit ka qenë radha e Beatrix për të folur në lidhje me situatën e krijuar. Beatrix ka thënë se afrimiteti me Donaldin ka filluar pas largimit të Semit nga Big Brother.

“Deri kur ka qenë Semi ka qenë normale çdo gjë. Nëse kam pasur një pëlqim përpara, nuk e kam shprehur. Donldi ishte një gjë që nuk bëhej për mua. Filluan të na ngacmonin banorët dhe situata u bë e sikletshme. Unë mundohesha të shmangesha. Kur iku Semi u bë vërtet shumë siklet. Nuk kam bërë asnjë hap pa patur një dritë jeshile ose siguri nga ana e Donaldit. Nuk do e kisha marrë hapin kurrë nëse nuk doja me bindje që edhe nga ana e tij ka ndjenjë të fortë. Pastaj u afruam”, tha Beatrix.

Situata me Borën:

“Është shumë situatë e vështirë. Unë me timen e dija që pasi e sqaroi dhe më tha sigurt që nuk dua të kesh siklet dhe se e di ca po bëj. Unë u hodha. Pastaj ai e ka thënë qe vetëm ato dy gjeste më turbullonin. Varsja dhe puthja”.

Situata me Donaldin:

“Thjesht duhej të kishte dhënë një shenjë tjetër, mbase më të fortë sepse këtu emocionet dhe njenjat janë shumë më të forta. Duhej mbase dhe të kishte një rrëfim që unë të mos ndihesha në siklet. Ai e ka dhënë me të vetën, por thjesht… Më vjen shumë keq…Ndihem e përfshirë. Dashuritë e forta janë të vështira të mbyllen, por në moment që…

A e dashuron Donaldin?

“Nuk do isha hedhur aq lehtë. E dashuroj bukur dhe verbër. Mund t’i kisha marrë hapat më sigurt. Jam në siklet që jam në këtë situatë, por ndjeja ime për të nuk ndryshon. E ndjej shumë.

Fjala ndaj Borës:

Dua t’i kërkoj falje Borës, ndihem shumë keq. Unë nuk do isha fut kurrë në këtë histori.

Article Logic
Execution time: 0.0036399364471436